Kuadri që iku nga Kosova, sot kjo grua jeton në SHBA

Hendboll

Kuadri që iku nga Kosova, sot kjo grua jeton në SHBA

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:07
Valbona Zeça-Rexhepi

Një emër i respektuar deri në pikën e fundit,prej hendbollisteve më të mira në fund të viteve të 80-ta dhe në kohën e okupimit dhe trajnerja më e suksesshme e hendbollit femëror. Është fjala për Valbona Zeça-Rexhepin, e cila ka qenë profesoreshë.

Pas luftës u tregua e suksesshme si trajnere dhe e bëri Kastriotin e Ferizajt për katër vite rresht kampione të Kosovës dhe një kohë ka qenë edhe selektore e kombëtares së Kosovës (femrat).Valbona ka vite që nuk është në Republikën e Kosovës, vlerat e saja nuk i deshën dhe ajo nuk kishte rrugë tjetër përveç me bashkëshortin e saj të shtegtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tash e një kohë jeton e vepron.  

Valbona i duhet shumë hendbollit dhe sportit në vendin tonë, por në fakt vlerat e saj nuk u çmuan në vendin tonë, kësaj gruaje si mbeti gjë tjetër pos të ikë nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat