Istogu në karantinë, beson se do të dalin me fytyrë të bardhë - Bota Sot
Istogu në karantinë, beson se do të dalin me fytyrë të bardhë

Hendboll

E diel, 21 tetor 2018

Istogu në karantinë, beson se do të dalin me fytyrë të bardhë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:53
Pamje nga një ndeshje

Klubi i hendbollit Istogut (femrat) ka zgjedhur heshtjen para ndeshjeve të Kupës së Kosovës.  Vashat e Istogut do të ndeshen me liderin e kampionatit, Vushtrrinë, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Sfida luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Merret vesh se Istogu është në karantinë dhe përgatitë edhe taktikën e lojës ndaj vushtrriasve.

Istogu ka humbë shpresat për titullin e kampionit, e vetmja mundësi është ta ftojnë Kupën dhe të shpëtojnë me fytyrë. Trajneri Faruk Shala është në siklet sepse vazhdimisht ka telashe me Vushtrrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test