KHF Kastrioti në panik! - Bota Sot
KHF Kastrioti në panik!

Hendboll

E shtunë, 17 nëntor 2018

KHF Kastrioti në panik!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:55
Lirie Muhaxheri

Heshtje e thellë te klubi i Kastriotit nga Ferizajt! Shtatë herë kampioni i pasluftës e ka përballë Shqiponjën nga Gjakova, në takimin që luhet nesër në mesditë (14.00) në Palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Të ekipi ferizajas mendojnë se me heshtje do të krijojnë ndonjë përparësi dhe ta frikësojnë ekipin nga Gjakova. “Ferizajaset kanë disa formula të lojës kundër Shqiponjës.

Askush nuk e ka të qartë pse janë në panik, kur dihet se vetë kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës, është sikurse të jenë në finale, kur kihet parasysh se kanë një ekip të re. Trajnerja e klubit, Lirie Muhaxheri, është në panik dhe lutet për ndonjë befasi, ndryshe ka frikë se me humbje, mund ta kritikojnë për mossukses”, tha një burim brenda klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test