Vushtrria me fitore ose barazim shpallet kampione

Hendboll

Vushtrria me fitore ose barazim shpallet kampione

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:03
Pamje nga nj; ndeshje

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 19-të të Superligës A në hendboll për femra. Të dielen pasdite në Deçan, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultat 36:32. Pas  pjesës së parë rezultati ishte 19:13 në të mirë të mysafireve nga Vushtrria. Me këtë fitore Vushtrria është shkëputur sërish në vendin e parë me 33 pikë. E dyta është Shqiponja e Gjakovës me 31 pikë. Istogu renditet i treti me 25 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 19 pikë.
Deri në fund të garave ka mbetur vetëm edhe një xhiro. Pikërisht në xhiron e fundit (20) Vushtrria e pret Shqiponjën në ndeshjen që do të vendos për titull të kampionit. Vushtrria me fitore ose barazim shpallet kampione, ndërsa Shqiponjës i duhet vetëm fitorja për t’u shpallur kampione.
Istogu kohë më parë fitoi Kupën e Kosovës ndërsa të dielen u paraqit pa disa lojtare të rëndësishme, që janë të lënduara. Më efikasja te kjo skuadër ishte A. Berisha me 12 gola. Shtatë herë shënoi V. Rexhaj. Te Vushtrria nga shtatë gola i shënuan D. Mehmeti e M. Sfarqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat