Besa favorite - Bota Sot
Besa favorite

Hendboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Besa favorite

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:07
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit mes Dritës e skuadrës pejane Besa FamGas zhvillohet të martën (sot). Në ndeshjen e dytë vendase është Drita. Takimi zhvillohet në palestrën në Gjilan nga ora 19:00.

Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll për meshkuj Besa FamGas është në prag të kalimit në finale të plejofit. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 40:13. Besa ka fituar të gjitha përballjet me Dritën, ndërsa e mbylli Superligën në vend të parë. Drita u rendit e katërta. Besa para një jave e fitoi Kupën. Skuadrës pejane i duhet fitorja apo barazimi në ndeshjen e dytë për të kaluar në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Kastrioti e Prishtina. Ky takim luhet të enjten nga ora 19:00 në Ferizaj. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në kryeqytet e fitoi Prishtina me rezultat 31:24. Edhe Prishtina me barazim apo fitore kalon në finale. Prishtina kampionatin e rregullt e përfundoi në vend të dytë kurse Kastrioti në të tretin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test