Bardh Berisha, portier shtesë për kombëtaren U-20 - Bota Sot
Bardh Berisha, portier shtesë për kombëtaren U-20

Hendboll

Bardh Berisha, portier shtesë për kombëtaren U-20

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:54
Bardh Berisha, portier shtesë për kombëtaren U-20

Ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll vazhdojnë të jenë joshëse për lojtarët me rrënjë nga Kosova që kanë lindur e janë zhvilluar në vende evropiane. Numër i madh i lojtarëve të klubeve evropiane po i bashkohen Kombëtares U-20, por natyrisht vetëm më të mirët do të përzgjedhen për të luajtur, ndërsa e drejta e përzgjedhjes i takon ekskluzivisht selektorit dhe shtabit të tij të trajnerëve.
Për një vend në kombëtaren U-20, përkatësisht për pozitën e portierit do të konkurrojë edhe Bardh Berisha, një portier i talentuar që jeton në Suedi. Berisha ka lindur në Skara të Suedisë më 14 mars të vitit 1999 dhe luan në klubin Skara HK. Është i gjatë 193 centimetra, pra ka gjatësi ideale për një portier të hendbollit. Bardhi para një jave ishte për vizitë në Kosovë, përkatësisht në Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe ka kompletuar dokumentacionin që të fitojë të drejtën që të luajë për Kosovën. Ai poashtu zhvilloi një stërvitje me Prishtinën. Berisha të enjten mori dokumentacionin e nevojshëm.
Kështu për pozitën e portierit te Kombëtarja U-20 do të jetë një konkurrencë e jashtëzakonshme. Do të konkurrojnë Art Luzha, Flakrim Beqiraj, Behar Terziqi e Bardh Berisha. Berisha ka prejardhje nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test