Zhegra feston titullin te pionierët - Bota Sot
Zhegra feston titullin te pionierët

Hendboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Zhegra feston titullin te pionierët

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:34
Zhegra feston titullin te pionierët

Zhegra ka dëshmuar se ka të ardhme në hendboll. Zhegra, që po shëndrrohet në qendër të sportit të hendbollit, të dielen ka festuar titullin e kampinit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve. Garat përfundimtare për pionier janë zhvilluar në Prishtinë, ndërsa në finale zhegrasit e rinjë fituan ndaj Prishtinës. 24:11 ishte rezultati i finales në të mirë të Zhegrës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 9:4 për Zhegrën.
Te Zhegra më efikasi ishte Eldonit Shaqiri me 12 gola. K. Qerimi e D. Ramadani shënuan nga tri herë për Prishtinën.
Në ndeshje për vend të tretë u takuan Trepça dhe Besa FamGas. Fitore shënoi ekipi pejan Besa me rezultat 20:18. 12:7 ishte rezultati pas pjesës së parë në të mirë të Besës.
Të dielen janë luajtur edhe gjysmëfinalet.Prishtina fitoi ndaj Besës me rezultat 15:12, ndërsa Zhegra ndaj Trepçës me rezultat 27:26.
Ndeshjet çerekfinale të ligës së pionierëve, përkatësisht të garave shtesë janë luajtur të shtunën. Të drejtë të lojës kishin lojtarët e lindur në vitin 2002 apo më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test