Gjinovci: Ukraina nuk na e lejon hyrjen - Bota Sot
Gjinovci: Ukraina nuk na e lejon hyrjen

Hendboll

E enjte, 18 tetor 2018

Gjinovci: Ukraina nuk na e lejon hyrjen

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 14:59
Kosova

Të martën në ditën e parë të Kogresit të EHF-së është tërhequr shorti i fazës së parë kualifikuese për botërorin e hendbollisteve që mbahet vitin tjetër në Japoni. Kombëtarja e Kosovës bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Sllovakinë, Ukrainën e Izraelin. Ka gjasë që ndeshjet e këtij grupi mos të zhvillohen në sistem vajtje-ardhje, por në formë të një turneu. Në mes katër federatave nacionale që e përbëjnë grupin e parë ka një dakordim në parim për të garuar në formë turneu. Në ditët në vijim pritet të vendoset për vendin ku do të luhet turneu e poashtu për datën e saktë. Këtë e ka bërë të ditur Izet Gjinovci, sekretari gjeneral i FHK-së që ishte në Kongresin e EHF-së në Skoci dhe në ceremoninë e shortit.

“Besoj që zhvillohet turne. Në opcion janë Izraeli dhe Sllovakia. Është dashur të luhen gjashtë ndeshje vajtje-ardhje, por u dakorduam në parim që të luhet në sistem turneu. Në ditët në vijim do të arrijmë marrëveshjen. Ka telashe që të luhen ndeshjet me sistem vajtje-ardhje. Ukraina nuk lejohet prej këtij shteti që të vijë në Kosovë e poashtu Ukraina nuk na e lejon hyrjen. Besoj që ndeshjet përkatësisht turneu do të luhet në tetor apo nëntor të këtij viti”, ka thënë Gjinovci.

Kosova ka fituar ndaj Izraelit në parakualifikime për evropian. Kjo krijon optimizëm te selektori i Kosovës, Agron Shabani. Ai ka bërë një analizë të kundërshtarëve.

“Publiku i Kosovës është i njoftuar me nivelin e kombëtares së Izraelit. Ndaj saj kemi fituar me rezultat 32:25. Ukraina ka fituar dy medalje ndërkombëtare. Suksesi më i madh i saj ishte medalja olimpike në vitin 2004, por së fundi nuk është paraqitur në kampionatet botërore e evropiane. Shumica e lojtareve ukrainase luajnë në liga evropiane si në Francë, Gjermani por më së shumti në Rumani. Numërohet favorite e grupit në bazë të përvojës ndërkombëtare.

Ekipi i Sllovakisë ka përvojë më të vogël në gara të mëdha. Është paraqitur dy herë në botëror. Ka një vend të 12-të në evropian. Ka ekip me përvojë dhe lojtareve të moshuara. Gjithsesi synimi ynë është të formojmë ekipin ku shpresojë se do të na bashkohen edhe disa lojtare të reja. Duam të bëjmë lojë edhe më të mirë se deri më sot, të nxjerrim maksimumin ndaj këtyre kundërshtarëve. Jemi në formim dhe çdo rezultat pozitiv është i mirëseardhur për ne, posaqërisht për vajzat të cilat me padurim e presin çdo lojë ndërkombëtare dhe të tregojnë shumë e më shumë”, ka thënë selektori Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test