Beba vazhdon me skuadrën gjermane: Kam arsye të fortë - Bota Sot
Beba vazhdon me skuadrën gjermane: Kam arsye të fortë

Hendboll

E enjte, 18 tetor 2018

Beba vazhdon me skuadrën gjermane: Kam arsye të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 15:00
Beba vazhdon me skuadrën gjermane: Kam arsye të fortë

Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, vazhdon edhe për një vit me skuadrën gjermane, HSG Würm-Mitte, anëtare e re e Bundesliga III. Beba tha se kishte arsye të fortë që i mbetet besnikë kësaj skuadre me gjithë ofertat shumë të mira nga disa klubet gjermane. Ish hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës, vlerësohet lart edhe nga klubi me të cilën shënuan sukses të madh. 

Image

Beba me top

“Kam vazhduar kontratën edhe një vit. Arsyet janë sepse kemi plane dhe qëllime të larta me klubin tim aktual”, tha Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Kushtet janë profesionale, me të vërtet kemi të gjitha pajisjet për punë. Punohet profesionalisht dhe organizimi është në nivel të lartë. Kemi pasur pauzë një muaj dhe prej javës se kaluar. Kemi filluar stërvitjet, dy javët e para do të jemi në Munih dhe tani largohemi për përgatitje diku tjetër.

Edicioni fillon me fillimin e muajit shtator dhe besoj që ekipi do të përgatitet maksimalisht”, tha ajo. Beba tha se synojnë kreun e tabelës edhe pse është e vetëdijshme për konkurrencën e fortë. “Synimi është të jemi në kreun e tabelës, e di se do jetë një luftë e vërtet sepse të gjitha ekipet janë të forta”, thotë Beba. Hendbollistja tregon edhe për ofertat por nuk e binden që t’ia kthejë shpinën klubit. “Pata ofertë prej 2 klubeve këto ditë, pra për Bundesligën gjermane, të cilat  i refuzova.

Image

Beba me drejtuesin e klubit

Arsyeja ishte sepse me pëlqen klubi aktual, puna e shtabit teknik dhe atmosfera me bashkëlojtare. Me pëlqen po ashtu jeta në Munih dhe kjo ishte arsyeja kryesore se pse i refuzova këto dy oferta”, tha Beba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test