A mund të shkarkohet Lirije Muhaxheri?

Hendboll

A mund të shkarkohet Lirije Muhaxheri?

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:09
A mund të shkarkohet Lirije Muhaxheri?

Përderisa në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) gjendja është shumë e mirë, te femrat ka krizë të thellë siç merret vesh nga burimet e afërta me klubin. A mund të ketë zhvillime interesante në ditët e javët e ardhshme? Gjithçka është e hapur dhe madje edhe te ndryshimi në krye të Shtabit Teknik. E gjitha do të varet nga situata që do të kalojë klubi dhe nëse nuk del nga kriza, pa dyshim se mund të ketë edhe ndryshime,. Kryetari Skënder Ramadani dhe drejtorja e klubit, Vlora Jashari, angazhohen maksimalisht për të përmirësuar dhe krijuar kushtet më të mira. Është në mjegull klubi, se do të marrë apo jo pjesë në garat evropiane sepse hasin në vështirësi të mëdha financiare. “Zhvillime mund të ketë në klub dhe mund të shkarkohet edhe kryetrajnerja Lirije Muhaxheri! E gjitha varet se si do të sillen situata financiare në klub dhe nëse nuk ka stabilizim me këtë kryesi, e vjen ndonjë sponsor i ri, shkarkimet janë të paevitueshme”, tha një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat