Rama: Vushtrria do të luftojë për kreun e tabelës - Bota Sot
Rama: Vushtrria do të luftojë për kreun e tabelës

Hendboll

Rama: Vushtrria do të luftojë për kreun e tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:29
Burneta Rama

Pritet një rivalitet më i madh në kampionatin e ri në elitën e hendbollit (femrat). Vushtrria ka përforcuar radhët me lojtaren me të mirë, Burneta Rama, e cila luan në pozitën beg i majtë. Burneta shprehet optimiste se do të janë prej skuadrave më të forta dhe do të luftojnë për të gjitha trofetë e mundshme.

“Bota sot”: Pas një kohe largohesh nga KHF Prishtina, firmose me Vushtrrinë, cilat janë arsyet?

Burneta Rama: Fillimisht pas një lëndimi që e kisha pësuar sezonin e kaluar dhe pas një kohe të gjatë të rehabilitimit, të cilin e kam kryer me sukses falë fizioterapeutëve të mirë Ervin dhe Edona Meqikukiqi, vendosa t’i kthehem hendbollit. Për rikthim në fushë kam menduar mirë se në cilën ekip do të kyqem sepse ka qenë një periudhë e vështirë, edhe normal që kërkoj tash puna ime të shpërblehet ashtu si e meritoj. Kam pas oferta pothuajse nga të gjitha ekipet e Kosovës, mirëpo zgjodha klubin e Vushtrrisë sepse kemi arritur marrëveshje lojtare - klub, mirëkuptim me klubin dhe arsye të tjera sepse është një ekip që ka emër, është me traditë, ekip e fortë, ka lojtare të reja dhe shumë të mira. Po ashtu mund me përmend se e ka edhe portieren më të mirë në Kosovë, që është një arsye shtesë për mu që zgjodha Vushtrrinë.  Në fakt, njihet si ekip që ka harmoni, punë, respekt, suksese etj.

“Bota sot”: A mendoni se Vushtrria është prej skuadrave që do të luftojë për titull dhe a do të rritet edhe rivaliteti në ligë?

Burneta Rama: Sigurisht që Vushtrria e ka dëshmuar edhe sezonin e kaluar sepse ka qenë pretendente, si dhe këtë sezon mendoj që do të jetë po ashtu një ndër ekipet kryesore. Mirëpo, mbetet që të punohet shumë, si dhe suksesi do të vijnë pastaj. Sa i për ketë rivalitetit mundem me thënë se liga e femrave në hendboll ka pasur me të vërtet një rënie kohëve të fundit, por shpresoj se me rikthimin tim dhe te disa lojtareve që janë me përvojë, do te rritet pak rivaliteti. Na duhet dhe duhet me punuar rreth kësaj sepse ku ka rivalitet ka edhe më shumë suksese. Pasi e shtruat pyetjen: kishte me qenë mirë që federata ose ata të cilët janë kompetent që të punojnë më shumë me hendbollin e femrave e të ngritët cilësia më shumë sepse ka nevojë shumë.

“Bota sot”: Cilat skuadra mund të jenë për kreun e tabelës?

Burneta Rama: Po, ne të gjithë tashmë e dimë këtë, unë fillimisht e shoh Vushtrrinë një ndër ekipet që është për kreun e tabelës, pa e anashkaluar ekipet të tjera, si Istogun, Shqiponja, Kastrioti, Prishtina pse jo edhe ndonjë befasi prej ekipeve tjera. Mirëpo, prapë mbetet të shihet gjatë kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...