Hendbollistja simpatike, me një veshje ndryshe

Hendboll

Hendbollistja simpatike, me një veshje ndryshe

Nga: K. Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:49
Hendbollistja simpatike, me një veshje ndryshe

Synimet e saja janë që të korrë suksese me klubin e hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova. Është fjala për talenten Edona Radoniqi, e cila pothuajse në çdo ndeshje shënon nga 10 gola e më tepër sidomos në një ndeshje me Dritën kishte shënuar 24 gola, po ashtu me Kastriotin 18 gola!

Image

Edona është e gjatë 172 centimetra dhe është simpatikja e hendbollit. Është prej talenteve më të mëdha në hendbollin tonë dhe që pritet të jetë edhe më efikase në edicionin e ri.  Ajo tha se do ta ndihmojë Vëllaznimin për të shënuar rezultate sa më të mira dhe të jetë nga mesi i tabelës në elitë.

Ajo lavdëron edhe trajnerin Uran Luzha që iu jep vullnet për punë dhe për të arritur sa më shumë suksese.  Edona ka pasur disa oferta por i mbetet besnike ekipit të Vëllaznimit, të paktën edhe për një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat