Vitet kalojnë por nuk fshihen gjurmët e të kaluarës sidomos momentet e mira. Kjo fotografi është e vitit 1980 në Moskë të Rusisë dhe aty mbaheshin Lojërat Olimpike. Në fakt, në foto është ish hendbollistja e mirënjohur Luljeta Bajçinovci.
Një fotografi sa një mijë fjalë, por në prapavijë shihet një atmosferë drithëruese e asaj kohe.
Bajçinovci, konsiderohej nga lojtaret më të mira të asaj kohe në vendin tonë, që luante për Prishtinën.