Bukuroshja e hendbollit, e frikshme për disa klubet e Kosovës

Hendboll

Bukuroshja e hendbollit, e frikshme për disa klubet e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:52
Suzana, e frikshme për disa klubet e Kosovës

I ka hije kapela! Është zeshkane dhe energjike në fushën e lojës. Zotohet për t’i mbush bateritë për edicionin e ri!

Është Suzana Ujkaj nga Malësia e Malit të Zi, që nga edicioni i kaluar ka veshur fanellën e Istogut, me të cilën janë fitues i Kupës së Kosovës. Suzana e kishte vulosur edhe fituesin e Kupës së Kosovës, kur me pesë golat e saj kishte mundur Kastriotin e Ferizajt, me rezultat 20:19. 

Hendbollist shqiptare, ndryshe është motra e Dijanës, që luan në Buduçnost të Podgoricës dhe në kombëtaren e Malit të Zi. Me një fjalë. Bukuroshja e hendbollit, e frikshme për ekipet tjera të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat