Kur e mbanin mbledhjen fshehurazi diku në Gjakovë!

Hendboll

Kur e mbanin mbledhjen fshehurazi diku në Gjakovë!

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:53
Kur e mbanin mbledhjen fshehurazi diku në Gjakovë!

Para 22 viteve ishte mbajtur mbledhja në njërën nga lokalet e qytetit në Gjakovë dhe nën frikën se mos po zbulohen dhe pengohen nga milicia kriminale serbe. Ajo periudhë kujtohet me shumë krenari sepse sfiduan regjimin serb dhe mbajtën gjallë sportin e Kosovës.  

Në fotografi shihen punëtorët sportiv të hendbollit në një lokal të Gjakovës ne muajin prill 1996, ku mbahej një mbledhje e Bordit të FHK-së nën drejtimin e kryetarit Ahmet Hoda (tani i ndjerë). Në foto nga e majta janë Rifat Shabani, Mexhit Devaja, Skënder Rogova (i ndjerë), Shemsedin Horosani, Ilir Berisha ( i ndjerë), Haki Baftiu ( i ndjerë), Nexhat Sharani (i ndjerë), Mehmet Koro, Omer Besimi, Hasan Shala, Beqir Buçinca, Ahmet Hoda (ish kryetari tani i ndjerë), Daver Haskuka dhe Salajdin Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat