Talenti nga Suedia i bashkohet Kosovës

Hendboll

Talenti nga Suedia i bashkohet Kosovës

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:22
Agon Smakolli dhe Izet Gjinovci

Hendbollisti i ri i skuadrës Alingsas nga Suedia Agon Smakolli është pjesë e Kombëtares e Kosovës U-18 pasi u pajisë me te gjitha dokumentacionet.

I riu me prejardhje nga Rashani i Kosovës i cili me sukses luan për skuadrën e juniorëve të Alingsås ne pozitën e bekut të majtë, është i gjatë 190 cm dhe peshon 95 kg, do te debuton në IHF Trophy për grup moshën U18 qe do te mbahet nga data 23-28 tetor 2018 në Prishtinë. Smakolli pritet të jetë freski për seleksionin tonë duke pasur performancën jo të mirë të treguar te Kombëtares U18 ne EURO në Austri ne muajin e kaluar.

Sidoqoftë Agonit i dëshirojmë fat në petkun e kombëtares me shpresë që ky seleksionim te arrin rezultate sa më të favorshme ne IHF Trophy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat