Dikur e dridhte popullin në Mal të Zi për Skënderbeun, sot sundon në Kosovë

Hendboll

Dikur e dridhte popullin në Mal të Zi për Skënderbeun, sot sundon në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:16
Dikur e dridhte popullin në Mal të Zi për Skënderbeun, sot sundon në Kosovë

Para rreth 12 viteve ka qenë një recituese fenomenale në Malësi të Malit të Zi. Zëri i saj si pushkë shumëkënd e drithëroi në atë manifestim.

E kush tjetër, përveç Suzana Ujkaj, që rrjedh nga një familje atdhetare dhe është hendbolliste e Istogut, fituese e Kupës së Kosovës. Suzana në moshën rreth 11-12 vjet, recitonte me zërin e saj përvëlues, duke numëruar të gjitha, për shqiponjën, tokën ilire, Deçiçin, Skënderbeun, atdhedashurinë e shqiptarizmit.

Image

Ujkaj ka 24 vjet, është prej lojtareve më të mira në vendin tonë apo siç thotë edhe trajneri i saj, Faruk Shala, ajo do të jetë sunduese. Ndryshe është motra e Dijana Ujkajt (Ujkiç) që luan në kombëtaren e Malit të Zi dhe për Buduçnostin nga Podgorica, kampione në fuqi. Suzana është sportiste, dikur modele dhe vlerësohet si hendbollistja më e bukur në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat