Evropa dridh Serbinë për Kosovën!

Hendboll

Evropa dridh Serbinë për Kosovën!

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Pavarësisht letrës nga selia e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF) se klubi i hendbollit Mokra Gora nga Zubin Potok, vend në veri të Mitrovicës, nuk mund të luajë garat në Superligën e Serbisë, kjo ka hasur në veshë të shurdhët, ku serbët vazhdojnë me avazin e vjetër.

EHF ju ka bërë me dije serbëve se do të kenë pasoja, pra ndëshkimet. Megjithatë, Mokra Gora kishte luajtur ndeshjen me Novi Pazarin, kurse nesër e pret Partizanin e Beogradit, në kuadër të javës së dytë të ligës serbe. 

Serbët janë arsyetuar me demek se Qeveria e Serbisë nuk ka pru vendim që mos me luajtur siç e quajnë ata Kosmet. EHF iu ka tërheq vërejtjen mos gaboni me luajtur në një shtet tjetër, se ndryshe do të dënoheni. Federata Evropiane e dridh Serbinë dhe si duket nuk është edhe larg dita kur do t’i dënojë, për faktin se po e shkelin sovranitetin e një shtetit tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat