Klubi nga Kosova në krye të Superligës së Serbisë! Ku je EHF që nuk vepron?

Hendboll

Klubi nga Kosova në krye të Superligës së Serbisë! Ku je EHF që nuk vepron?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:09
Klubi nga Kosova në krye të Superligës së Serbisë! Ku je EHF që nuk vepron?

Federata e Hendbollit e Kosovës, i ka kryer të gjitha procedurat e saja, është ankuar në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF) për garat ilegale që zhvillon klubi nga Kosova, Mokra Gora e Zubin Potoku. E neveritshme apo jo, Mokra Gora, klub serb që është në veri të Mitrovicës, bëri skandalin e radhës, luajti ndeshjen në Zubin Potok kundër Partizanit të Beogradit dhe shënuan fitore me rezultat 24:22, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Serbisë! 

Mokra Gora është në krye të ligës serbe së bashku me Pançevon dhe Shamotin! E turpshme,  që Federata e Hendbollit e Serbisë, nuk përfill as mesazhin e Federatës së Hendbollit Evropian, kjo e fundit ia ka tërhequr vërejtjen se do të ndëshkojë sepse nuk lejon që garat e Serbisë të zhvillohen në një shtet tjetër. FHK-ja, nuk ka as çfarë të bëjë më, janë ankuar dhe vetëm presin veprimin e EHF-it.  

Para pak ditëve si gazetë kemi paralajmëruar, se Mokra Gora synon Evropën përmes Serbisë, por një gjë e tillë duhet të ndalet nga shteti i Kosovës, që ky klub mos të mund t’i zhvillojë ndeshjet brenda territorin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat