Kabashi: Prishtina ka mungesa të mëdha - Bota Sot
Kabashi: Prishtina ka mungesa të mëdha

Hendboll

E martë, 13 nëntor 2018

Kabashi: Prishtina ka mungesa të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:10
Kabashi: Prishtina ka mungesa të mëdha

Superliga është më e fortë se në edicionin e kaluar, për shkak se janë 3-4 skuadra që mëtojnë titulli e kampionit. Klubi i hendbollit Prishtina pretendon katërshen e parë sa i përket pjesës vjeshtore. Bardhekaltrit, në tri ndeshjet e para shënuan dy fitore e një barazim, bilanc ky që nuk e kënaq kryetrajnerin Taib Kabashi. Synimi i Kabashit është ta ndërtojë një bazë të fortë dhe në pranverë t’i sfidojë fuqishëm kampionin në fuqi Besa FamGas dhe skuadrën me renome Kastriotin. “Prishtina ka mungesa të mëdha prej vitit të kaluar, nuk është baza e ekipit, pasi që tre lojtarë shkuan në Kastriotin e Ferizajt, si Denis Teriziqi, Petrit Prekazi, Ben Syla, ndërsa portieri Arbër Berisha është i lënduar po ashtu edhe Vlerëson Zherka.

Prishtina është e mobilizuar dhe ka marrë lojtarë të rinj nga U-18 dhe U 20. Këta djem do të përparojmë dhe do të bëjmë një ekip shumë të mirë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kabashi. Më tej tha se shpreson se do të arrijnë në zinxhirin e rezultateve të mira: “Për fillim nuk kemi rezultate siç është pritur, shpresoj se me punë do të arrijmë rezultate më të mira.  Vetëm pozitat e alos që na ka mbetur nga shtatëshja e kaluar dhe Oltion Beshiri që u kthye nga Kroacia.

Së shpejti do të bëjmë një ekip shumë të mirë, të barabartë me Besën dhe Kastriotin, mos ta lëmë anash edhe Dritën, e cila është përforcuar me tre lojtarë të Trepçës. Prishtina me disa përforcime do të jetë mes këtyre ekipeve në luftë për titullin e kampionit. Ka shumë lojë deri në fund, janë mbi 30 sosh dhe mendoj se starti i sezonit pranveror përcakton shumë gjëra, sidomos play-off-i, aty do t’i matim forcat”. Kabashi ka përmendur edhe disa lojtarë të rinj e premtues, që do të jenë shumë të nevojshëm për ekipin.

“Kemi angazhuar lojtarë të rinj, si Atdhe Basholli, Besian Abazi, Endrit Hoxha, portieri Flakërim Beqiraj, janë lojtarë nga U-20. Mos të harrojmë se është portieri Amir Agushi nga Zhegra, kandidat për kombëtare A.  Pastaj janë lojtarë me përvojë, si Kreshnik Krasniqi, Lindrit Fetahu, Kushtrim Kastrati dhe Oltion Beshiri, si dhe me djemtë të rinj që pritet shumë prej tyre, do të komponohet ekip, do të jemi të barabartë me Besa Famgas-in dhe Kastriotin”, thotë Kabashi. 

Kryetrajneri shprehet se kanë një projekt të mirë, duke iu falënderuar edhe kryetarit të klubit Edi Kolgecit. “Kushtet? Sa i përket vitit të kaluar janë krejt në rregull. Kryetari Edi Kolgeci e ka pasion dhe e do shumë hendbollin, kemi një vizion dhe plan-program për të ardhmen, që Prishtina të jetë shtylla kryesore e këtij sporti. Prishtina ende do të përforcohet, sepse shumë të rinj vazhdojnë studime në Universitetin e Prishtinës dhe kjo ju jep një mundësi të mirë të janë në mjedisin tonë”, theksoi ai.

Prishtina ka mungesë në një repart. “Kemi mungesë begun e djathtë, kjo është mungesë e krejt ekipeve. Të tjera repartet i mbulojmë disi. Prishtina ka nevojë për një beg të djathtë që luan me dorë të djathtë. Pastaj kemi një lojtar që pritet shumë, është  Yll Visoka, i gjatë dy metra, kësaj pozite ju bashkua edhe Endrit Hoxha.  Kështu që synimet e Prishtinës janë të jemi në katër ekipet e para në gjysmë sezonin e parë, ndërsa në pranverë kemi edhe më të mëdha. Nëse përforcohemi edhe me disa lojtarë do të jemi kandidatë edhe për Kupë edhe për titull. Për momentin synojmë komponimin e ekipit, pra një bazë të fortë”, përfundoi Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test