Edhe 18-vjeçarët grumbullohen për IHF Trophy - Bota Sot
Edhe 18-vjeçarët grumbullohen për IHF Trophy

Hendboll

Edhe 18-vjeçarët grumbullohen për IHF Trophy

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:03
Pamje nga një ndeshje

Pos kombëtares U-20, edhe Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll do të garojë në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej 22 deri më 29 tetor mbahet në Prishtinë. Ndeshjet pritet të zhvillohen në dy palestrat në kryeqytet. Kombëtarja U-18 e ka rastin të përmirësojë përshtypjen pas paraqitjeve jo shumë bindëse në Evropianin e këtij viti. Gjithsesi bëhet fjalë për një gjeneratë premtuese që ka nisur këtë verë të luajë së bashku, ndërsa pritjet janë që në garën IHF Trophy të bëjë hapa të mëdhenjë para.
Shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Taip Ramadani ka vendosur për 18 lojtarë. 17 prej tyre janë të klubeve të Kosovës, ndërsa Agon Smakolli vjen nga Suedia.
Edhe kombëtarja U-18 grumbullohet më 15 tetor në ora nëntë në hotel AFA në Prishtinë. Shtabi teknik përbëhet edhe nga trajneri Jeton Havolli, ndihmësit Blerim Beqiri e Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Lista e lojtarëve të ftuar në Kombëtaren U-18
Gëzim Thaqi (Besa Famgas)
Parim Hajdini (Kastrioti)
Milot Delija (Besa Famgas)
Dion Idrizi (Besa Famgas)
Florian Rexha (Vëllaznimi)
Ylli Muqolli (Besa Famgas)
Agon Selmani (Kastrioti)
Elion Vokshi (Besa Famgas)
Adonit Isufi (Zhegra)
Çlirim Rama (Vëllaznimi)
Arbër Neziri (Vëllaznimi)
Ermal Dukaj (Besa Famgas)
Ylli Qerimi (Kastrioti)
Rikard Quni (Besa Famgas)
Rifat Visoka (Llapi)
Enis Kuleta (Prishtina)
Agon Smakolli (Alingsas)
Gentian Mani (Llapi)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test