Kosova me synime të mëdha - Bota Sot
Kosova me synime të mëdha

Hendboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Kosova me synime të mëdha

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:50

Kombëtaren U-20 të Kosovës në hendboll e presin sfida të rëndësishme në fund të këtij muaji. Në Prishtinë prej 22 deri më 29 tetor do të mbahet gara me peshë IHF Trophy për zonën e Evropës. Pritjet janë që Kosova të fitojë këtë garë dhe më pas të paraqitet në garën interkontinentale. Nëse e fiton edhe garën IHF Trophy në nivel interkontinental, Kosova U-20 e siguron pjesëmarrjen në botërorin e kësaj grupmoshe që mbahet vitin tjetër. Ky është një rast i artë për kombëtaren e 20-vjeçarëve që vlerësohet me potencial të madh e që poashtu ka shfaqur cilësi në kampionatin evropian të mbajtur në verë.
Shtabi teknik i kombëtares i udhëhequr nga përzgjedhësi Taip Ramadani ka shpallur listën e lojtarëve për këtë garë të rëndësishme. Pos selektorit Ramadani në shtabin teknik janë edhe trajneri Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësit Benon Brahushi, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Leonard Bushati. Janë ftuar 16 lojtarë, ndërsa 15 janë të klubeve të Superligës. Përforim i madh është Albin Xhafolli, që është pjesë e klubit me nam të Gjermanisë, Gummersbach.
Kombëtarja U-20 grumbullohet më 15 tetor në Hotel AFA në Prishtinë, në ora nëntë.

Lojtarët e ftuar në kombëtaren U-20
Art Luzha (Vëllaznimi)
Labinot Gubetini (Drita)
Besian Abazi (Prishtina)
Arben Dugolli (Kastrioti)
Drenit Tahirukaj (Besa Famgas)
Melos Shahini (Drita)
Lulzim Shabani (Kastrioti)
Etrit Hoxha (Kastrioti)
Festim Mustafa (Kastrioti)
Flakrim Beqiraj (Prishtina)
Jon Muqolli (Besa Famgas)
Albin Xhafolli (Gummersbach)
Atdhe Basholli (Prishtina)
Agon Bajqinovci (Prishtina)
Aldi Rudari (Kastrioti)
Ardit Tafilaj Besa Famgas)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test