Ferizaj në këmbë ndaj estonezëve, Kastrioti në pritje të suksesit historik - Bota Sot
Ferizaj në këmbë ndaj estonezëve, Kastrioti në pritje të suksesit historik

Hendboll

E martë, 13 nëntor 2018

Ferizaj në këmbë ndaj estonezëve, Kastrioti në pritje të suksesit historik

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:14
KH Kastrioti

Kastrioti është riorganizuar për këtë stinor dhe te klubi ferizajas presin që në fundjavë të arrijnë një sukses historik. Kastrioti nuk ka kaluar ende rreth të garave në Kupa Evropiane dhe këtë ferizajasit presin ta bëjnë të shtunën e të dielën. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti takohet me skuadrën nga Estonia, Tallinn.

Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshja e parë luhet të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta të dielën po ashtu nga ora 19:00. Në klubin me traditë presin edhe përkrahjen e shikuesve për dy sfidat e rëndësishme.

Kastrioti ka nisur mirë stinorin, duke i fituar katër ndeshjet e para në Superligë. Skuadra e Verim Zherkës ka nisur me kohë stërvitjet dhe e gatshme pret ndeshjet me Tallinin. Po ashtu kryesia e klubit është mobilizuar për një rrjedhë sa më të mirë të ndeshjeve. HC Tallinn për herë të parë garon në Evropë.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje. Atmosfera është shumë e mirë, lëndime nuk kemi dhe lojtarët janë të motivuar që të japim maksimumin, që të thyejmë akullin dhe të kualifikohemi në raundin tjetër të garave. Ekipi kundërshtar për herë të parë merr pjesë në gara evropiane, por është lider në kampionatin vendor. Ka lojtarë të rinjë që armën kryesore e kanë lojën e shpejtë me kundërsulme dhe gjysmëkundërsulme. Por eksperienca dhe kualiteti është në anën tonë dhe djelmoshat do të bëjnë çmos që KH Kastrioti për herë të parë të kaloj raundin dhe të vazhdojë garat në kupat evropiane. Shfrytëzoj rastin që të bëjë apel te të gjithë hendbolldashësit ferizajas që të shtunën e të dielen të vijnë në numër sa më të madh që të përkrahin klubin e tyre të zemrës, klubin e krenarisë së qytetit”, ka deklaruar Zherka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test