Dijana e pafat me ekipin e saj në Champions - Bota Sot
Dijana e pafat me ekipin e saj në Champions

Hendboll

Dijana e pafat me ekipin e saj në Champions

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:58
Dijana e pafat me ekipin e saj në Champions

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionen e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, kanë qenë të pafat në duel me skuadrën norvegjeze Larvik HK. Buduçnosti si mysafirë pësoi humbje me rezultat 23:22 (12:12) nga Larviku, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit A të Champions League.

Dijana shënoi vetëm një gol, por me bashkëlojtare ishin të pafat që të kthehen me një pikë. Hendbollistja Kristine Molid me 9 gola ka qenë më e mira për norvegjezet dhe më e merituara për fitoren. Me 21 tetor, kampionet malazeze i pret sprovë e vështirë në udhëtim kundër skuadrës franceze Metz.  Larvik e Buduçnosti kanë nga një fitore e një humbje në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...