Ndërroi jetë ish anëtari i KH Lepenci - Bota Sot
Ndërroi jetë ish anëtari i KH Lepenci

Hendboll

E hënë, 19 nëntor 2018

Ndërroi jetë ish anëtari i KH Lepenci

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:28
Shaban Kiçiku

Dje pasdite ndërroi jetë ne moshën 50 vjeçare aktivisti i hendbollit kaçanikas, Shaban Kiçiku.

I ndjeri ishte hendbollit i klubit Lepenci nga Kaçaniku. Ai vazhdimisht gjatë masave të dhunshme i qëndroi në krahë klubit, në zhvillimin e garave të rregullta.

Shaban Kiçiku ishte një qytetar i devotshëm, duke lënë të pikëlluar shumë njerëz, ndërsa do të mbetet në kujtim të përhershëm. Familjes, qytetit e hendbollistëve të Kaçanikut, do t’iu mungoj shumë I ndjeri Kiçiku. Varrimi i te ndjerit bëhet të dielen (sot) në ora 16:00.

Federata e Hendbollit të Kosovës I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kiçiku dhe njerëzve të hendbollit në Kaçanik, bëhet e ditur nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test