Ky është klubi i ri që po fut tmerrin te Kastrioti! - Bota Sot
Ky është klubi i ri që po fut tmerrin te Kastrioti!

Hendboll

E martë, 13 nëntor 2018

Ky është klubi i ri që po fut tmerrin te Kastrioti!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim ekipet e Ligës së parë

Ferizaj pasurohet edhe me një klub të ri, nuk është as i futbollit as i basketbollit as i volejbollit, por i hendbollit. Klubi i ri që u regjistrua në Federatën e Hendbollit të Kosovës është KHF Ferizaj. Nuk është vetëm një klub sa për të thënë, por siç merret po mbledhin disa nga lojtaret me përvojë e me status të lirë dhe të synojnë elitën e hendbollit. Kush qëndron prapa këtij klubi? Ende nuk jepen detaje, se cili është sponsori kryesorë, por siç merret vesh në FHK për trajnerë të këtij klubit kanë aplikuar Sami Çerkini dhe Granit Sahiti.

Në fakt, është një rrezik i madh për KHF Kastriotin, klubin me traditë, që bënë gara në elitë, sepse sipas njohësve të këtij sporti në qytetin ferizajas, Ferizaj do të jetë si rivalja më e madhe e tyre. Merret vesh se klubi ka synime që të jetë sa më i fortë, por një burim jozyrtar thotë se mbi 80 për qind të lojtareve të Kastriotit hiq më larg se në janar mund të kalojnë te Ferizaj. Nga ana tjetër, Kastrioti mobilizohet dhe do të orvatet t’ju tregoj se kush është shefi i qytetit.

Në fakt, KHF Ferizaj e ka ndërmend të investojë shumë dhe në afatin kalimtar të dimrit të përforcohet. KHF Ferizaj mund të jetë edhe si tmerr i Kastriotit, kështu e shohin disa nga njohësit!  “Kush e ka kuletën e fortë apo xhepin plot, do t’i marrë lojtaret. Lojtaret shkojnë ku ka lekë. Tregu është i lirë. Kemi marrëvshje me shumë lojtare te Kastriotit, po presim janarin”, ka thënë një burim për gazetën “Bota sot”.

 Shtrohet pyetja, sa kanë kontrata lojtaret në të gjitha klubet? A i kanë kontratat deri në qershor të vitit 2019 apo deri në fund të dhjetorit 2018? Nëse kontratat i kanë deri në fund të dhjetorit, KHF Ferizaj është një kërcënim i madh për çdo ekip, sepse mund t’i blejnë lojtaret që i duan! Flitet se edhe dy a tri lojtare te Istogut i kanë në cak, por nuk japin emra. Flitet për lojtare kryesore te Istogut!

Është interesant se Kastrioti deri me tash ka tri fitore e një humbje, madje humbja nga Istogu ka qenë e çuditshme me rezultat 11:27. Një humbje që nuk është reale në bazë të fondit që ka Kastrioti, por diçka ka ndodhur brendapërbrenda. Askush nuk e ka të qartë se si ndodhi ajo humbje dhe as nuk din si ta komentojnë. A do t’i përsëritet e njëjta këngë edhe me Vushtrrinë? Mbetet të shihet të dielën e ardhshme! Në anën tjetër, Ferizajn e shohin si një ekip që askujt nuk mund t'i prish punë dhe nuk do të kenë histori as më shumë se 6 muaj! E gjitha do të shihet se si do të shkojnë gjërat deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test