Cilët trajnerë vlerësohen se kaluan testin në Superligën e femrave? - Bota Sot
Cilët trajnerë vlerësohen se kaluan testin në Superligën e femrave?

Hendboll

E hënë, 19 nëntor 2018

Cilët trajnerë vlerësohen se kaluan testin në Superligën e femrave?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga një ndeshje

Në katër javë e para shihet një pasqyrë mjaft e mirë se cilat skuadra mund të luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave.  Shqiponja e Gjakovës po tregon fuqinë e kampiones.

Trajneri i Shqiponjës, Mahmut Sadiku, po dëshmon një punë shumë të mirë dhe si rrjedhojë vargon edhe fitoret rresht, megjithëse testi kryesor do të jetë në fundjavë kundër Istogut. Një rivale e drejtpërdrejtë për titullin e kampiones. Shqiponja nëse fiton ndaj Istogut, pa dyshim se është prej skuadrave që vështirë mund të ndalet nga të tjerët me përjashtim që ka Vushtrrinë si konkurrent të fortë. Shqiponja ka katër fitore po aq edhe Vushtrria.

Vushtrriaset kanë dëshmuar formë të mirë me trajnerin e ri Arben Parduzi, sidomos kur fituan derbin me Istogun me rezultat 28:26.  Parduzi ka sjellë freski në ekip dhe me ekipin e tij shkon për fitore të sigurt në Ferizaj kundër Kastriotit që po kalon jostabilitet të lojës.  Faruk Shala, trajner i Istogut, nuk e ka dhënë testin të paktën në derbin me Vushtrrinë, sepse me gjithë që ka ekipin më të mirë ka humbë me rezultat 28:26. Notë kaluese Shala ka me fitoren në Ferizaj, duke poshtëruar me rezultat 27:11 Kastriotin që ka mjaft lojtare me përvojë.

Trajnerja e Prishtinës, Zijavere Salihu – Loshi, nuk ka mundur të bëjë më shumë, kur merret parasysh që ka një gjeneratë të re të lojtareve dhe tri fitore e një humbje, është një sukses dhe për çdo lëvdatë për këtë trajnere. Kastrioti i Ferizajt me trajneren e re Vlora Jashari ka fituar takimet me rivalet e lehta, por është turpëruar me rezultat 11:27 nga Istogu. Trajnerja e re nuk ka treguar ndonjë stabilitet  të lojës së ekipit, sidomos humbja me 16 gola diferencë është e pafalshme për disa njohës të kësaj loje në qytetin e hendbollit.

Sipas disa njohësve, Faruk Shala përfitoi nga strategjia e gabuar e trajneres ferizajase dhe mori pikë të lehta më lehtë se sa kishte menduar ai. Sipas kësaj që shihet në katërt javë e para, Shqiponja, Vushtrria dhe Istogu mund të jenë rivalet më të mëdhenj për titull. Kjo është të paktën për katër javët e para, sepse në javët e ardhshme gjërat mund të ndryshojnë dhe trajnerët me ekipet e tyre të arrijnë lojëra dhe rezultate edhe më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test