Vushtrria kryeson renditjen, Kastrioti kokulur

Hendboll

Vushtrria kryeson renditjen, Kastrioti kokulur

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:26
KHF Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë nuk ka të ndalur, e cila si mysafire i shkaktoi humbje me rezultat 34:28 (23:13) Kastriotit nga Ferizaj, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. Vashat vushtrriase shënuan fitoren e pestë me radhës dhe kryesojnë renditjen me 10 pikë, ndërsa për Kastriotin është humbja e dytë në kampionat, por ka edhe tri fitore, duke u renditur në vend të pestë me 6 pikë.  Hendbollistja Burneta Rama me 11 gola ka qenë prej më të dalluarve te Vushtrria, kurse te ferizajaset Trajkovska realizoi 7 gola. Trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi, është i lumtur për fitoren e radhës dhe beson se do të vazhdojnë deri në fund të vjeshtës me të gjitha fitoret.  Istogu ka vazhduar me formë të lartë. Kastrioti kokulur!

Superliga, meshkujt

Trepça-Drita me 30 tetor

Vëllaznimi-Prishtina me 30 tetor

Zhegra-Kastrioti me 30 tetor

Vushtrria-Besa F.    26:35

Drenica-Samadrexha      33:22

Tabela

1.Besa Famgas       5      5      0      0      10

2. Kastrioti       4      4      0      0      8

3. Drita     4      4      0      0      8

4. Prishtina      4      3      0      1      6

5. Drenica        5      2      0      3      4

6. Vëllaznimi    4      1      1      2      3

7. Vushtrria      5      1      1      3      3

8. Trepça 4      1      0      3      2

9. Zhegra         4      0      0      4      0

10. Samadrexha      5      0      0      5      0

Në javën e gjashtë do të takohen: Drita-Besa FamGas, Kastrioti-Vushtrria, Prishtina-Zhegra, Samadrexha-Vëllaznimi dhe Trepça-Drenica.

Femrat

Vjosa-Drita      17:24

Istogu-Shqiponja     40:25

Jusuf Gërvalla-Prishtina  12:30

Kastrioti-Vushtrria    28:34

Samadrexha-Vëllaznimi me 27 tetor

Tabela

1.Vushtrria       5      5      0      0      10

2.Shqiponja     5      4      0      1      8

3. Istogu  5      4      0      1      8

4. Prishtina      5      4      0      1      8

5. Kastrioti       5      3      0      2      6

6. Drita     5      3      0      2      6

7. Vëllaznimi    4      1      0      3      2

8. Samadrexha        4      0      0      4      0

9. Jusuf Gërvalla     5      0      0      5      0

10. Vjosa 5      0      0      5      0

Në javën e 6-të takohen: Drita-Vushtrria, Prishtina-Kastrioti, Shqiponja-Jusuf Gërvalla, Vëllaznimi-Istogu dhe Vjosa-Samadrexha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat