Nuk ka kuptim humbja me 24 gola diferencë e Kosovës, e papranueshme!

Hendboll

Nuk ka kuptim humbja me 24 gola diferencë e Kosovës, e papranueshme!

Nga: Dervish Berisha Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:24
Dervish Berisha

Debate

Humbja me 24 gola (37:13) diferencë nga Polonia, kjo është e pakuptueshme dhe shumë e papranueshme sepse një pjesë e lojës i ka 30 minuta, ku do të thotë se Kosova s’ka shënuar gol për një pjesë të lojës apo çdo minutë kanë marrë gol në një pjesë.

Kjo nuk ka asnjë arsyetim nga askush që udhëheq dhe punon sepse çdo fryt jepet sipas punës, andaj si të ishte humbja bile 8 gola, por 24 gola dallim për një kombëtare është e pakuptimtë dhe e papranueshme për atë që e njeh hendbollin dhe për dashamirët e hendbollit. Çuditem që nuk shoh që dikush pak a shumë bënë ndonjë kritik në Kosovë, por si duket janë të kënaqur që kanë marrë pjesë a për rezultat as që fol kush.

Çudi kur Federata e Hendbollit mburret që i ka afërsisht 100 trajnerë të hendbollit dhe i ofron seminare me njerëz të dijshëm të hendbollit europian, andaj ku janë ata, çka bëjnë kur rezultatet nuk po shihen për çka bëhen trajner. Sukseset tona janë të pakta, dy a tri ekipe deri diku, sepse është herët të bëjmë hopa pa kërcyer gardhin.                                    

Shkruajnë se është historike që vjen Gjermania në Kosovë, që luajmë kundër saj, por çfarë historie bre vëllezër, po ajo vjen se shorti i ka ra me luajt me Kosovën, sepse mendoni pak, se jemi shtet dhe çdo ekip mundet t’i bie shorti të vije në Kosovë. Ne mburremi dhe themi historike, jo, jo sepse historike është vetëm nëse ne e mundim Gjermaninë. Aty deklarohemi e shkruajmë historike, se vetëm që luajmë është pjesë e EHF-it, nuk kam asgjë kundër askujt vetëm kundër sistemit të punës, stilit dhe mu lëvduar pa bë kurrgjë, andaj nuk di edhe sa vite do të shkojnë që ne të bëhemi të fortë bile mos të humbim me rezultat katastrofë.

Puna vetëm puna, dija arrin rezultate, se jo licencat e trajnerit sepse pa ditë çka don hendbolli s’ kanë vlerë, andaj shpresojmë që shpejt do të ndryshoni sistemin e punës, të punohet profesionalisht me Kombëtare dhe të dëshmojmë që dimë të luajmë hendboll se kështu po e koritni Kosovën, veten dhe hendbollin tonë, andaj bashkohuni dhe gjeni zgjidhje që të kemi ngritje e rezultate që me pa durim po i presim suksese. Vëllezër mos lejoni kurrë të jetë kundërshtari më i mirë se ju as kolektivisht dhe as individualisht sepse është nënçmim, andaj suksese ju dëshirojmë, por mos harroni se kaluan më shumë se 10 vite që luajmë në garat europiane, andaj presim rezultate jo lëvdata e reklama por fitore vetëm fitore, se kemi lojtar të mëdhenj dhe din e munden. Prandaj, tregoni veten që vërtet i mbrojmë ngjyrat e shtetit tonë të dashur.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat