Sukses historik i kombëtares U20 - Bota Sot
Sukses historik i kombëtares U20

Hendboll

Sukses historik i kombëtares U20

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:58
Sukses historik i kombëtares U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik të dielen. Kombëtarja e grupmoshës së juniorëve e ka fituar garën me rëndësi IHF Trophy për Evropë dhe kështu ka hapur rrugën për të siguruar pjesëmarrje historike në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet vitin e ardhshëm. Tani Kosova duhet të fitojë IHF Trophy Interkontinental për të siguruar botërorin. Faza interkontinentale mbahet në prill të vitit tjetër.

Kombëtarja jonë ndeshjen e fundit e luajti ndaj Moldavisë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në një ndeshje shumë të fortë dhe dramatike, Kosova barazoi 27:27 me moldavët dhe kështu fitoi pikën që i mjaftoi për të zënë vendin e parë dhe për të fituar titullin. Golin e barazimit Kosova e shënoi në sekondat e fundit përmes Drenit Tahirukajt. Ai shënoi nga një pozitë shumë e vështirë për rezultatin 27:27.

Ndeshjen e përcjellën rreth 800 shikues, ndërsa atmosfera në palestër ishte shumë e mirë. Djelmoshat e Fatmir Muhaxherit u angazhuan maksimalisht dhe morën rezultatin që iu duhej. Kosova mblodhi 9 pikë me katër fitore e një barazim. Gjeorgjia u rendit e dyta me 8 pikë, kurse Moldavia e treta me 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test