Jaseminja e Vlora, dikur bashkë, sot kundër njëra – tjetrës!

Hendboll

Jaseminja e Vlora, dikur bashkë, sot kundër njëra – tjetrës!

Nga: K. G. Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:07
Jasemina në mes

Rivaliteti sportiv gjithkund ekziston por rivaliteti më i madh është brenda qytetit! Ish portierja e klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizajt, Jasemine Ahmeti, duket se iu është bashkuar ekipit të sapothemeluar të hendbollit Ferizaj (femrat) dhe që pretendon elitën, por në anën tjetër ka rritur presionin te rivalja vendore, Kastrioti, që garon në Superligë dhe ka trajnere Vlora Jashari.

Image

KH Ferizaj

Jaseminja dhe Vlora, dikur bashkëlojtare, duket se sot po shndërrohen në luftë kundër njëra – tjetrës në aspektin sportiv.  

Image

KH Kastrioti

Flitet se Ferizaj do të investoi që pas një vitit të jetë shefi kryesor i hendbollit femëror jo vetëm në qytet. Jaseminja është me ekipin e Ferizajt, ndërsa Vlora sigurisht se po çuditet me vetveten se do të ketë rivale dikur bashkëlojtaret e saja.

Image

Vlora në mes

Jo vetëm Jaseminja, edhe Hajrie Osmani, ish hendbolliste e Kastriotit, është bashkuar me Ferizajn, me një front të përbashkët: Ta kthejnë krenarinë e hendbollit ferizajas!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat