Skandal, mbyllet Akademia e hendbollit në Ferizaj

Hendboll

Skandal, mbyllet Akademia e hendbollit në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:04
Skandal, mbyllet Akademia e hendbollit në Ferizaj

Mbyllet Akademia e Hendbollit në Ferizaj! Para më shumë se një viti Federata e Hendbollit e Kosovës e kishte nënshkruar një marrëveshje për hapjen e Akademisë së Hendbollit në Ferizaj, në kohën kur ishte kryetar i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Akademia ka funksionuar deri me tash dhe me të rinjtë e të reja ka punuar koordinatori prof. Ismet Jupa me bashkëpunëtorët që kishte caktuar. “Nga sot shpërndahet akademia”, konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, prof. Jupa.

Image

“Do të bëj përpjekje që të rinjtë dhe të rejat t’i dërgojë në klubet aktuale si Kastrioti meshkujt e femrat dhe KHF Ferizaj (femrat). Mos t'i lë rrugëve këta fëmijë”, tha prof. Jupa.  Projekti i Akademisë ka qenë katërvjeçarë, por mjerisht dështoi dhe ky është një skandal. Akademia mbyllet për shkak të mos financave. Ndërkaq, kohët e fundit FHK si institucion asnjëherë nuk iu është përgjigjur thirrjeve të prof. Jupës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat