Ekspertët nga Sllovenia në Kosovë

Hendboll

Ekspertët nga Sllovenia në Kosovë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Ekspertët nga Sllovenia në Kosovë

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e shkollimit të trajnerëve kosovarë të hendbollit sipas RINK Conventa. Muaj më parë Federata e Hendbollit të Kosovës dhe EHF-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për RINK Conventa dhe tashmë shkollimi i trajnerëve do të bëhet sipas kësaj platforme.

Kështu në fundjavën që vjen në Gjakovë mbahet pjesa e parë e Modulit III të shkollimit të trajnerëve. Organizator është Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën Evropiane të Hendbollit. Pra kjo është pjesa e parë sipas programit të EHF-së, RINK Conventa.

Të shtunën e të dielen për trajnerët e Kosovës do të ligjërojnë ekspertët nga Sllovenia: Prof. Dr. Pori Primozh, Prof. Dr. Marta Bon dhe Prof Dr. Kajtna Tania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat