Ekspertët sllovenë vizitojnë FHK-në

Hendboll

Ekspertët sllovenë vizitojnë FHK-në

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Ekspertët sllovenë vizitojnë FHK-në

Ekspertët nga Sllovenia që do të ligjërojnë në fillim të shkollimit për trajnerë të hendbollit sipas RINK Conventa, të premten kanë qëndruar për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ata janë pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjinovci u ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë. Ndërkohë ekspertët sllovenë janë shprehur të lumtur që do të ligjërojnë për trajnerët kosovarë të hendbollit.

Shkollimi i trajnerëve sipas RINK Conventa, do të nis të shtunën (nesër) në Gjakovë. Regjistrimi i trajnerëve të interesuar do të bëhet prej orës 9:30 deri në ora 10:00 në shkollën fillore Yll Morina. Të shtunën e të dielen mbahet pjesa e parë e nivelit të tretë, ndërsa interesimi është  I madh.

Për trajnerët kosovarë gjatë dy ditëve do të ligjërojnë Prof. Dr. Pori Primozh, Prof. Dr. Martan Bon dhe Prof. Dr. Kajtna Tanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat