Dijana buzëqesh, mposht francezet

Hendboll

Dijana buzëqesh, mposht francezet

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:33
Dijana Ujkiç

Kampioni i Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, arkëtoi dy pikë të vlefshme në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Champions League. Hendbollistja më e mirë shqiptare Dijana Ujkiç buzëqesh për fitoren dhe që e mposhtën skuadrën e fortë franceze.

Image

Ujkiç është përjashtuar edhe dy minuta jashtë loje, por e cila ka dhënë kontribut të madh për fitoren e kampiones malazeze. 

Mbi 3000 shikues në palestrën ‘Moraça’ panë lojë me rivalitet, pasi që në periudhën e parë Metz udhëhoqi me 9:10, kurse në pjesën e dytë Buduçnosti bëri lojë më të mirë dhe triumfoi me 4 gola dallim (23:19).

Raiçeviç ka shënuar më së shumti gola të vendaset, gjithsej 8, ndërsa te francezet Flip 8. Me 11 nëntor Buduçnosti luan në konak të Odenses.  Odense së bashku me Metz janë në dy vendet e para me 5 pikë, pason Buduçnosti 4 dhe Larvik 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat