Zherka me mendje në Pejë, Çerkini te KHF Kastrioti

Hendboll

Zherka me mendje në Pejë, Çerkini te KHF Kastrioti

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Zherka me mendje në Pejë, Çerkini te KHF Kastrioti

Kurrë më të përkushtuar në seminar. Me një vëmendje të posaçme trajneri i KHF Ferizajt (femra), Sami Çerkini, shikon letrat, ndërsa Verim Zherka, trajner i KH Kastriotit (meshkujt), duket sikurse në kujtime apo me mendje për në Pejë, ku në fundjavë zhvillohet derbi i stinorit në hendboll mes Besa Famgas dhe Kastriotit.

Zherka ka stresin se si t’ia del në Pejë, sepse humbja mund t’i shkaktojë edhe presion psikik sportiv për më tutje, kurse Çerkini kërkon kualifikimin për Kupën e Kosovës dhe e ka për rivale Kastriotin.

Humbja për Çerkinin do të ishte si një lloj kapitullimi, për shkak se mbeten jashtë garave për trofe dhe aq me tepër do të ishte për të e padurueshme të mundet nga një KHF Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat