Për çdo kritikë mbyllja e Akademisë së hendbollit

Hendboll

Për çdo kritikë mbyllja e Akademisë së hendbollit

Nga: Dervish Berisha Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Dervish Berisha

Debate

Është për çdo kritikë mbyllja e Akademisë së Hendbollit në Ferizaj,  sepse ne si shtet nuk po kemi mundësi me investuar as minimumin për të favorizuar hendbollin. Është interes i Federatës, klubeve e Komunave, por nuk duhet harruar se te gjitha janë të lidhura bashkë, sepse as federata nuk mund te funksionoj pa klube por as klubet pa federatë, andaj bashkëpunimi duhet të jetë për interesa shtetërore në hendbollin tonë, pasi që po na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare.

Andaj shihet qartë që Federata nuk ka mjete të mjaftueshme për t’i financuar sa duhet e si duhet kombëtaret e Kosovës dhe fajet mund të jenë të ministria e sporteve sepse nuk ndanë mjete të mjaftueshme për kombëtaret që na përfaqësojnë në Europë e botë. Është pa qartë se njerëzit që e dojnë hendbollin po e ndihmojnë deri diku përfaqësueset sipas mundësive, që është një gjest i mirë sikur të ishte ndonjë ekip që nuk po gjejnë sponsor por është e pakuptimtë që shteti ynë ndanë aq pak mjete për kombëtaret që na përfaqësojnë, sa nuk janë të mjaftueshme dhe kuptohet rezultatet nuk munden të janë të mira.

Sepse pa përgatitje të forta dhe të përbashkëta s’ka sukses, këtë e dinë çdo kush, andaj disa njerëz që ndihmojnë përfaqësueset në hendboll janë për çdo lëvdatë dhe po bëjnë lutje edhe të njerëzit tjerë për ndihma që duhet përkrahur, por shumë e prekshme kur një shtet si na nuk mund t’ju del në ndihmë si e sa duhet as përfaqësueseve. 

A, disa udhëheqës të shtetit tonë janë bë multimilionerë dhe çdo ditë varfërohet Kosova, pasurohen të mëdhenjtë, mandej asnjë Kombëtare nuk bën shpenzime sa bëjnë disa politikanë tanë kur shkojnë nëpër Europë, kurse Kombëtarja jonë luan ndeshje me karakter ndërkombëtar, nuk ka mjete dhe kushte të duhura, andaj kurrë nuk do të kemi suksese derisa nuk e kemi bazën financiare stabile sepse individët që po e ndihmojnë në mënyra të ndryshme nuk zgjatin. Andaj Federata e Hendbollit të kërkon mjete nga shteti për të gjitha çka ka nevojë për ndeshje, përgatitje, rekuizita, ushqim, mëditje, që të dihet se jemi shtet europian edhe ne, andaj shpresojmë se do kemi mjete dhe federata bën ndarjen dhe organizon punën dhe ka me pas rezultate që meriton Kosova.

Pra, jemi shtet, shteti ti ndanë mjetet për përfaqësueset që na prezantojnë në arenën ndërkombëtare. Bashkoheni për mjete e punë kualitative: Federatë, Komunat, Ekipet, ngriteni zërin që sporti të ketë më shumë mjete për punë korrekte e profesionale dhe për të ardhmen e shtetit tonë. Jemi të bindur që federata e ka bë kërkesën në ministri dhe organet kompetente për mjete që i duhen, por prapë duhet insistuar për hir të hendbollistëve e hendbollisteve, se kemi kualitet por duhet punë kolektive e jo individuale.

E pash Kombëtaren e femrave në Luksemburg, është një e ardhme e ndritshme, andaj duhet angazhuar bashkërisht të gjithë, ti dalim në ndihmë selektorit zotëri Agron Shabanit, sepse të gjitha i bën vet selektori. 2. Udhëheqës dhe përgjegjës për udhëtimin në Luksemburg. 3. Bartës i lojtareve nga aeroporte të ndryshme; 4. Mjekë; 5. Trajner, plus kërkon sponsor që është për çdo lëvdatë dhe të gjithë do ta përkrahim për një punë profesionale dhe rezultate të mëdha, duhet njerëz që i ndihmojnë dhe që e njohin hendbollin, andaj shpresojmë se do të kemi ekip të fortë në Europë me hendbolliste si: M. Gjikokaj, Demaj, Arifi, Osmani, Rama, Rugova, Mehmeti etj.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat