Drita i kthehet fitoreve

Hendboll

Drita i kthehet fitoreve

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:53
Drita i kthehet fitoreve

Janë luajtur tri takime të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Drenicës e Dritës e zhvilluar në Drenas. Pas humbjes që javën e kaluar e pësoi nga Besa Famgas, Drita i është kthyer fitoreve. 
Skuadra gjilanase e fitoi ndeshjen në Drenas me rezultat bindës, 31:22. Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:15 në të mirë të Dritës. R. Selmani shënoi nëntë gola për Dritën, ndërsa nga gjashtë i realizuan S. Maxhera, L. Gubetini e M. Shahini. Te Drenica u dallua B. Qorri me 11 gola. Drita është e katërta me 12 pikë, sa i kanë edhe Kastrioti e Prishtina në vendet dy e tre. Drenica është e shtata me katër pikë.
Prishtina ka mbajtur hapin duke fituar ndaj Vushtrrisë si mysafir me 37:25. Për Prishtinën, njëjtë si për Dritën, ishte fitorja e gjashtë. Vushtrria pësoi humbjen e pestë dhe me tri pikë renditet e teta. 
Ndeshja e luajtur në Gjakovë në mes të Vëllaznimit e Trepçës nuk dha fitues. Përfundoi me rezultat 25:25. Vëllaznimi është i pesti me gjashtë pikë kurse Trepça e gjashta me pesë pikë.

Drenica – Drita 22:31 (15:20)
Drenica: Muqolli, Hamza, Binaku 1, Haxhaj 1, Mehmeti 2, Zekaj 1, Sahiti 2, Hasani, Qorri 11, M. Hamza 4, Gecaj, Lladrovci, Hasani.
Drita: Sylejmani, Buqinca, Maxhera 6, Gubetini 6, Shaqiri 2, Misini 2, Shahini 6, Cimili, Azizi, Selmani 9, Veliu.

Vushtrria – Prishtina 25:37 (12:24)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Karaqa, Sadiku 1, Jashari 5, Hyseni, Mejzini 7, Emini, Shabani 5, Lahu, Musa 4, Jashari 1, Neziri 1, Abazxhiku 1.
Prishtina: Beqiraj, Agushi, Ademi, Krasniqi 4, Basholli 4, Abazi 2, Bajqinovci 8, Fetahu, Visoka 1, Hoxha, Murtezi, Beshiri 7, Xhuka 2, Kastrati 9.

Vëllaznimi – Trepça 25:25 (13:12)

Vëllaznimi: Curri, Luzha, Spahija 1, Halili 5, Mamusha 1, Gaxha 1, Fana 3, Rama 1, Rexha 6, Neziri 7.
Trepça: Terziqi, Tahiri, Pllana. E. Beqiri, Y. Beqiri, Voca, Fejzullahu 2, Qabra 3, Mujka 8, Zhuri 7, Shabani 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat