Njihuni me bukurinë e sportistes së Kosovës! - Bota Sot
Njihuni me bukurinë e sportistes së Kosovës!

Hendboll

Njihuni me bukurinë e sportistes së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:08
Alberina Berisha

Është shumë modeste dhe gjithë përkushtimin e ka te sporti. Ka një synim: të arrij suksese me klubin e Shqiponjës nga Gjakova. Është fjala për hendbollisten Alberina Berishën, e cila është e gjatë 170 centimetra dhe luan me sukses në petkun e kampiones në fuqi dhe pretendon ta mbrojnë titullin. Ajo është ndër lojtaret më të mirat në kolektiv.

Image

Përveç si lojtare njihet edhe si bukuroshja e hendbollit, sidomos ka një stil më të veçantë se të tjerat dhe është e dashuruar fort në topin e hendbollit. Është shumë e qetë gjatë lojës po ashtu edhe një motor i ekipit. Alberina është krenare që luan për Shqiponjën dhe beson e shpreson se do tët tregojnë muskujt edhe në këtë edicion sikurse në atë paraprak.

Image

“Synimi im i ardhshëm është që një ditë të veshi fanellën e kombëtares së Kosovës. 

Image

Sepse çdo sportiste e pret me pa durim të jetë një ditë në Kombëtare”, tha 18-vjeçarja Alberina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test