Kosova në grup me Çekinë, Turqinë, Islandën dhe Izraelin

Hendboll

Kosova në grup me Çekinë, Turqinë, Islandën dhe Izraelin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:36
Kosova në grup me Çekinë, Turqinë, Islandën dhe Izraelin

Kombëtarja U17 e hendbollisteve (kadetet) dhe Kombëtarja U19 (junioret) kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen në kampionatet evropiane (Divizioni B) që mbahen vitin e ardhshëm.

Kosova U17 do të garojë në grupin A të kampionatit që mbahet në Itali. Në grupin A bëjnë pjesë Çekia, Turqia, Islanda, Kosova e Izraeli. Pra hendbollistet tona të reja i presin ndeshje cilësore që do të kontribojnë shumë në zhvillimin e tyre. Në grupin B bëjnë pjesë Polonia, Maqedonia, Bjellorusia, Italia e Azerbajxhani.  Ndeshjet do të luhen në Pescara të Italisë prej 3 deri më 11 gusht 2019.

Një kampionat tjetër i 17-vjeçareve do të mbahet në Gjeorgji në kohë të njëjtë.

Kombëtarja U19 e Kosovës do të bëjë gara poashtu në grupin A, kurse rival në grup i ka Çekinë, Turqinë e Ishujt Faroe. Edhe junioret do të përfitojnë shumë nga kjo përvojë evropiane. Në grupin B janë Lituania, Maqedonia, Zvicra e Gjeorgjia.

Kombëtarja jonë U19 do të garojë në Lituani. Ndeshjet do të luhen në Kaunas e Klaipeda prej 15 deri më 21 korrik 2019. Evropiani tjetër i 19-vjeçareve organizohet në Bullgari.

Do të jenë këto edicionet e para të kampionateve evropiane të Divizionit B (EHF Championship) për hendbollistet kadete e juniore. Te meshkujt ky sistem ka nisur të aplikohet më herët.

Federata jonë është duke i kushtuar rëndësi të veçantë punës me kategori të reja dhe evropianët për hendbolliste, ashtu si garat për hendbollsitë, do t’i ketë me prioritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat