Istogu senzacional, në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës

Hendboll

Istogu senzacional, në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës

Nga: K. Goca Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Istogu senzacional, në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës

Klubi i hendbollit Istogu është kualifikuar në të tetën e finales së Challenge Cup në hendboll (femrat). Vashat e Istogut arritën kualifikim historik dhe janë në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Istogu shënoi fitore me rezultat 23:21 edhe në takimin e dytë përkatësisht të kthimit, ndaj italianeve Cassano Magnago, që u zhvillua në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Edhe ndeshjen e parë istogasit e fituan me 26:24, po ashtu është zhvilluar në Pejë dhe kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 49:45.  Një sukses i madh për ekipin që nuk ka as palestër të vet dhe luan gjithnjë jashtë fushës së saj, ndërsa trajneri Faruk Shala është i ngazëllyer me fitoren dhe kualifikimin në mesin e 16-të ekipeve më të mira.

Elma Kameri ka qenë më efikasja me 10 gola te Istogu, e ndihmuar Arlinda Krasniqi 4, Albina Rugova 4, Suzana Ujkaj 2 dhe Pranvera Ferataj 1, kurse italianet u shquar Michela Cobianchi. Është një sukses historik edhe për qytetin e Istogut, që jeton me hendbollin. Synimi i Istogut është që të shkojnë sa më lartë në Challenge Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat