Shqiponja njofton me humbje Vushtrrinë

Hendboll

Shqiponja njofton me humbje Vushtrrinë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:09
Shqiponja njofton me humbje Vushtrrinë

U luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Derbi i xhiros u luajt në Gjakovë në mes të kampionit, Shqiponjës dhe Vushtrrisë që ishte lider deri në javën e shtatë. Fitore shënoi Shqiponja me rezultat 31:30 dhe kështu ia shkaktoi Vushtrrisë disfatën e parë në këtë kampionat. Për Shqiponjën ishte fitorja e gjashtë.

Tashmë gara për kreun e tabelës është bërë edhe më interesante. I pari është Istogu me 14 pikë sa i ka edhe Vushtrria në vend të dytë. Shqiponja është e treta me 12 pikë, ndërsa Prishtina e Kastrioti kanë nga 11 pikë dhe mbajnë pozitat katër e pesë.
Vushtrriaset që ishin pa lojtaren e rëndësishme B. Rama, e fituan pjesën e parë me rezultat 18:16. Por në të dytën gjakovaret u kthyen dhe arritën te fitorja. Në minutën e 56-të rezultati ishte 31:28, por vushtrriaset shënuan dy gola më pas për 31:30.
Sh. Mehmeti shënoi 12 gola për Shqiponjën, kurse 12 gola për Vushtrrinë i realizoi A. Kelmendi. 
Fitore të pritur të martën shënoi Istogu që e mposhti Samadrexhën në Drenas me rezultat 29:17. Kjo fitore ia mundësoi Istogut të dal në vend të parë. 

Shqiponja – Vushtrria 31:30 (16:18)

Shqiponja: F. Ferizaj, L. Ferizaj 2, Juniku 3, Nivokazi 4, Quni, Malaj 3, Mehmeti 12, Goqi 3, Berisha 4, Goqaj.

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 2, Zymberi 4, Preniqi, Mehmeti, A. Kelmendi 12, Rrahmani 2, Selaci, Kasumi 7, Tahiri 2.

Samadrexha – Istogu 17:29 (9:11)

Samadrexha: A. Maloku, Surdulli 1, O. Basholli2, R. Maloku , L. Basholli 2, E. Basholli, T. Maloku, Rr. Maloku 3, Rr. Basholli, G. Basholli 8, Q. Basholli 1, Halili.

Istogu: Halitaj 2, V. Rexhaj 5, F. Rexhaj 3, Avdylaj 1, Ujkiq 7, Berisha, Ferataj 9, Kameri, Krasniqi 2, Shehdadi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat