Fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu, është i pafat në shortin e Kupave Evropiane përkatësisht në Challenge Cup në hendboll (femrat).
Hendbollistet e Istogut do të takohen me skuadrën spanjolle Rincon Fertlindad Malaga, në kuadër të ndeshjes të së tetës së finales.
Sfida e parë është paraparë të zhvillohet me 2-3 shkurt në Spanjë, ajo e kthimit me 9-10 shkurt në Kosovë. Për trajnerin Faruk Shala është një sfidë shumë e vështirë, kur dihet se cilësia është në anën e spanjolleve.