Kryendeshja i takon Prishtinës

Hendboll

Kryendeshja i takon Prishtinës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Prishtina

Skuadrës së Prishtinës i ka takuar kryendeshja e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Prishtina në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:12, por prishtinasit në pjesën e dytë kishin dukshëm më shumë nga loja. Drita e kishte mposhtur Prishtinën në kryeqytet në javën e parë kampionale, por nuk mundi të fitoi edhe në Gjilan.
Prishtina tani i ka 16 pikë sa i kanë edhe Kastrioti e Besa Famgas që nuk i kanë luajtur ende ndeshjet e javës së dhjetë. Drita mbtet e katërta me 14 pikë. A. Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 11 gola. Nga shtatë gola i shënuan Gjuka e Abazi. Te vendasit R. Selmani i shënoi shtatë gola kurse F. Cimili gjashtë. 

Drita – Prishtina 26:33 (12:12)

Drita: Sylejmani, Buqinca, Shaqiri 1, Gubetini 4, Mustafi 1, Veliu, Mehmeti, Misini 1, Selmani 7, Azizi 2, Shahini 2, Maxhera 2, Cimili 6 

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Krasniqi 3, Basholli 1, Abazi 7, Bajqinovci 11, Fetahu, Visoka, Hoxha, Murtezi, Batatina, Beshiri 2, Gjuka 7, Gashi 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat