Sebahete Neziri ka qenë prej hendbollisteve më të mira të viteve të 80-ta, kur ka luajtur në petkun e Prishtinës, në Ligën e Dytë ish jugosllave.
Atëkohë, Sebahatja ka qenë alfa dhe omega e ekipit prishtinase, kur me sukses sfidonte ekipet si Medicionar, DIN, Hajduk Velko etj. Një brez interesant i lojtareve të asaj kohe dhe që gjenerata e vjetër i kujton me emocione.