Ec e guxo e hyn në Kosovë! Paralajmërim i çuditshëm i liderit të kampionatit serb!

Hendboll

Ec e guxo e hyn në Kosovë! Paralajmërim i çuditshëm i liderit të kampionatit serb!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:58
Në faqen zyrtare të një farë srbiasport., se Mokra Gora është vendase

Ec e bjeri në fije se çfarë po ngjan! Realisht Dinamo e Pançevës, lider në Kampionatin e Serbisë në hendboll (meshkuj), duhet të luajë ndeshjen në Zubin Potok me 30 nëntor kundër Mokra Gorës dhe jo në Pançevë. Kjo sfidë ilegale është e paralajmëruar në faqen zyrtare të një farë srbiasport., se Mokra Gora është vendase, por në anën tjetër në faqen e facebookut të klubit nga Vojvodina, Dinamo, shkruan se loja luhet në Pançevë. A mos vallë, se klubet janë marrë vesh që ndeshja të luhet në Pançevë, për shkak se tani kufiri është në kontroll mes Kosovës dhe Serbisë. Mokra Gora të luajë si vendase në Pançevë dhe në pranverë të luajnë pastaj në Zubin Potok.

Image

Në faqen e facebookut të klubit nga Vojvodina, Dinamo, shkruan se loja luhet në Pançevë.

Ec e bjeri në fije budallaqeve serbe, që shkelin sovranitetin e shtetit të Kosovës!  Klubet e Serbisë, si në bahçe të babës deri me sot janë futur në shtetin e Kosovës, duke luajtur ndeshje ilegale dhe në kuadër të kampionatit serb. Ky është skandali më i madh që ndodhë në midis të Evropës, që një shtet tjetër të shkoi në një shtet tjetër të njohur ndërkombëtarisht dhe të luajë ndeshjet ilegale. Mokra Gora klub serb nga Kosova por që nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe luan ilegalisht në garat e Serbisë! Por habia tjetër është se Dinamo paralajmëron ndeshjen me 30 nëntor në orën 20.30 në Pançevë! EHF, i ka në vëzhgim të rreptë dhe shumë shpejt pritet të reagojë në lidhje me këto skandale të panumërta të Federatës së Hendbollit të Serbisë. Asgjë më shumë nuk mund t‘i thuhet kësaj loje të fundit, ec e guxo e hyn në Kosovë apo të shkosh te kufiri! Paralajmërim i çuditshëm i liderit të kampionatit serb, se ndeshja luhet në Pançevë dhe madje presin fitoren e dhjetë! A po është taktikë e tyre, që të futen ilegalisht në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat