Spanja i çon fjalë Kosovës, kërkon diçka të (pa) realizueshme!

Hendboll

Spanja i çon fjalë Kosovës, kërkon diçka të (pa) realizueshme!

Nga: K. Goca Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Rincon Fertility Malaga

Liderja e Spanjës, Rincon Fertility Malaga, do të ballafaqohet me Istogun, në të tetën e finales së garave evropiane (Challenge Cup) në hendboll, në konkurrencën e femrave. Klubi spanjoll i dërgon fjalë fituesit të Kupës së Kosovës, Istogu, që të merren vesh dhe të dyja takimet të luhen në Malaga. “Jemi në pritje të ekipit të Kosovës për të përcaktuar datat dhe vendin e ndeshjeve të eliminatoreve”, thuhet mes të tjera nga klubi. Spanjollet paraqesin problem me viza, që do t’i ketë ekipi i Kosovës për të hyrë në Spanjë, pasi ky shtet nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Ende nuk ka datë apo vend zyrtar të zhvillimit të ndeshjeve, pasi të dyja ekipet ende nuk kanë arritur një marrëveshje ku të luhet ndeshjet, që përcakton kalimin në çerekfinale”, thuhet mes të tjera nga Malaga.

Spanjolle konfirmojnë se kanë pasur kontaktet e para përmes postës elektronike me klubin e Istogut. Ndeshja e parë është e paraparë të luhet me 2-3 shkurt në Malaga dhe ajo e kthimit me 9-10 shkurt në qytetin e Prishtinës.  “Duhet të kujtojmë, se Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, ku shkakton edhe probleme që KHF Istogut të mund të udhëtojë ‘normalisht’ në Malaga.

Klubi ynë ka bërë kërkesë që kjo ndeshje të luhet jashtë Malagës, por nuk ka asnjë përgjigje nga Istogu”, shkruan në ‘laopiniondemalaga.es’. Merret vesh se Istogu ka kërkuar që të dyja ndeshjet të luhen në Kosovë, ose njëra në Malaga dhe tjetra në Kosovë, ndryshe nuk lëshojnë pe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat