Prishtina mposhtë Trepçën

Hendboll

Prishtina mposhtë Trepçën

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 12:07
Pamje nga një ndeshje

Katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës së hendbollistëve u luajtën të shtunën. Ndeshja më interesante ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Prishtina fitoi me rezultat 31:24, por pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12. Madje mitrovicasit në pjesën e parë shumicën e kohës ishin në epërsi të lehtë. Epërsia shkoi deri në tri gola (11:8) në minutën e 24-t, por Prishtina megjithatë barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë prishtinasit shpejtë kaluan në epërsi dhe atë e rritën gradualisht për të shënuar fitoren e dhjetë kampionale. Trepça pësoi humbjen e nëntë dhe është në vend të parafundit me pesë pikë.
Me fitore ka vazhduar edhe Besa Famgas që mposhti Vëllaznimin në Pejë me rezultat 32:17. Për Besën është fitorja e 11-të kurse për Vëllaznimin humba e gjashtë.
Edhe në ndeshjet Drita – Samadrexha e Kastrioti – Drenica fituan skuadrat vendase që njëkohësisht ishin favorite. 
Drita fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 42:27 kurse Kastrioti ndaj Drenicës me rezultat 43:24.

Prishtina – Trepça 31:24 (12:12)

Prishtina: Hoxha 1, Visoka 1, Bajqinovci 8, Abazi 3, Beshiri 7, Gjuka 1, Batatina, Beqiraj, Agushi, Basholli 8, Krasniqi 2
Trepça: Zhuri 6, Tahiri, Terziqi, Pllana 2, Voca, Fejzullahu 3, Beqiri, Shala 7, Shabani 4, Beqiri 1, Qabra 1 

Besa Famgas – Vëllaznimi 32:17 (17:9)

Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 1, Vokshi 3, Broqi 2, Tetova 2, D. Idrizi 4, D. Tahiruka 11, Dri. Tahirukaj 5, Ramosaj 3, Kukrika, Berisha, Tafilaj 1
Vëllaznimi: Curri, Rama 2, Rexha 2, Neziri , Mamusha 1, Spahija 1, Halili 1, Fana 3, Gaxha 3, Luzha

Drita – Samadrexha 42:27 (22:13)
Drita: Buqinca 1, Sylejmani, Shaqiri 11, Mustafi 5, Misini 4, Mehmeti 3, Azizi, Maxhera 4, Cimili 3, Gubetini 7, Veliu 4
Samadrexha: Sopjani, K. Maloku 2, S. Maloku 4, Sh. Maloku, D. Maloku 4, A. Basholli, F. Maloku 2, A. Maloku 13, Jashari 2, Bunjaku

Kastrioti – Drenica 43:24 (19:14)
Kastrioti: Kolev, K. Syla 4, B. Syla 3, Salihu, A. Dugolli 2, Prekazi 3, Terziqi 6, Shabani 2, Ramadani 3, D. Dugolli, Rudari 5, Mustafa 7, Esati, Rajatoski 8
Drenica: Lladrovci, Hasani 1, Qorri 5, Muqolli, Hamza 1, Zekaj 2, Sahiti 3, Hasani, Binaku 1, Haxhijaj 3, Mehmeti 8, Gecaj, E. Hamza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat