Spanjollet në hall, nuk din si t’ia bëjnë me Kosovë!

Hendboll

Spanjollet në hall, nuk din si t’ia bëjnë me Kosovë!

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:57
Spanjollet në hall, nuk din si t’ia bëjnë me Kosovë!

Në faqen e klubit të hendbollit Rincon Fertilidad Malaga nga Spanja, raportohet se ekipi i Kosovës, Istogu, kërkon më shumë kohë, për të pa se mund të udhëtojë në Malaga, ku me 2-3 shkurt duhet të zhvillohet ndeshja e parë, pastaj ajo e kthimit në Kosovë, në kuadër të të tetës së finales së Challenge Cup (femrat). “Problemet me viza të KHF Istogut për të ardhur në Spanjë shkaktojnë telashe dhe që ndeshjet duhet të luhen në Kosovë”.

“Pas hedhje së shortit për të tetën e finales, ende nuk ka data definitive se ku do të luhen ndeshjet mes Istogut dhe Malagës, që siguron kalimin në çerekfinale”, thuhet mes të tjera nga klubi. “Klubi i Istogut është i gatshëm për t’i luajtur dy ndeshje në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, fundjavën e parë ose të dytë të shkurtit. ”, thuhet mes të tjera. Spanjollet janë në hallë, nuk din si të veprojnë sepse për faj të shtetit të tyre që nuk i njeh pasaportat e Kosovës, janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje tjetër, që të luajnë larg shikuesve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat