Një dokument i klubit serb për EHF-in, ja çka shkruan dhe si shkelet territori i Kosovës nga klubet e Serbisë  

Hendboll

Një dokument i klubit serb për EHF-in, ja çka shkruan dhe si shkelet territori i Kosovës nga klubet e Serbisë  

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:41
Ky protokoll i datës 13 tetor të këtij vitit, shënon se në Zubin Potok, në praninë e 350 shikuesve është zhvilluar ndeshja Mokra Gora-Obilq, dëshmi për EHF-in!

Federata e Hendbollit Evropian (EHF) pritet gjatë këtyre ditëve apo javëve të ardhshme të dal me një vendim zyrtar në lidhje me garat ilegale të Serbisë në hendboll, që luhen në shtetin e Kosovës. Një dokument i siguruar në faqen e Mokra Gorës (meshkujt), dëshmon më së miri se si shkruan lart FSS (Federata e Hendbollit e Serbisë) dhe nënshkrimet në fund të protokollit të ndeshjes.

Ky protokoll i datës 13 tetor të këtij vitit, shënon se në Zubin Potok, në praninë e 350 shikuesve është zhvilluar ndeshja! Një dokument shtesë për EHF-in, që duhet automatikisht të ndëshkojë federatën serbe! Merret vesh se EHF po përgatitet të dalë shumë shpejt publikisht dhe t’i ndalohet garat klubeve serbe në shtetin e Kosovës.

Image

Protokolli i ndeshjes C. Zvezda-Mokra Gora

Sa për dijeni, ndeshja e javës ë kaluar mes Dinamos së Pançevës dhe Mokra Gorës është zhvilluar në heshtje të madhe, madje as mediat serbe nuk i kanë dhënë publicitet! Dhe krejt në fund, ky dokument, ky protokoll dëshmon se si shkelet territori i Kosovës, pa leje të autoriteteve të Republikës së Kosovës. Në asnjë shtet në botë nuk ka kampionat të organizuar nga një shtet tjetër në shtet tjetër. Kjo ndodh në Kosovë, por së fundi shteti i Kosovës, i ka dhënë goditje të fortë, së pari ndali klubin e volejbollit Lloznica, ndërsa hiq më larg se dje ktheu prapa klubin e basketbollit Partizanin e Beogradit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat